Tue, Nov 26, 2024

Workshop mbi Strategjinë EUSAIR me aktorët kryesore dhe vendim marrësit

  • PublishedMay 2, 2024

Në javën e dytë të Majit, në Tiranë fillon implementimi i projektit ENGAGE. Emri i projektit është “Forcimi i mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit në zonën e Ngushticës midis Adriatikut Jugor dhe Jonit”.

Ky është një projekt i mbështetur nga Programi Interreg IPA South Adriatic dhe i tillë projekt ka si qëllim të aktualizojë rezultatet e projektit Interreg me titull “Mediterranean Biodiversity Protection Community” dhe në vecanti të vendosi në praktikë Dokumentin Politik “për përcaktimin e kuadrit të administrimit të Zonës së Rëndësishme Biologjike apo Ekologjike në Ngushticën e Adriatikut Jugor dhe Jonit”.

Në datë 10 Maj, në Tiranë, partneri Shqipetar në Projekt (Albanian Center for Environmental Protection and Sustainable Development – ACEPSD) do të organizojë workshop-in ndërkufitar, me qëllimin e grumbullimit të rekomandimeve nga vendim-marrësit dhe aktorët kryesorë në tematikën e mbrojtjës ekologjike të integritetit të Ngushticës Midis Adriatikut dhe Jonit, përsa i përket pjesës së Detit Adriatik, përmes koordinimit sinergjik midis vendeve të kësaj zone dhe në këmbim të praktikave më të mira.

Në  mënyrë më specifike, në këtë workshop do të prezantohen detajet lidhur me “State of the Art” përsa i përket Ngushticës midis Adriatikut Jugor dhe Jonit, duke përfshirë këtu aspekte të rëndësishme rreth biodiversitetit, habitateve dhe bashkëveprimeve me aktivitetet ekonomike në zonat bregdetare dhe detare.