Sun, Nov 24, 2024

Chiara Ferragni nuk është më e besueshme! Edhe ‘Pantene’ heq dorë nga ajo

  • PublishedMay 3, 2024

Pas skandalit me Pandorën, dhe ndarjes nga bashkëshorti i saj Fedez, një tjetër goditje vjen për Chiara Ferragni.

Sipas mediave, ‘Pantenë’, një prej kompanive që kishte si imazh Chiarën, ka vendosur që të distancohet nga blogerja italiane, në fushatën e tyre të re të marketingut.

Marka, në fakt, ka zgjedhur modelen 40-vjeçare izraelite Havi Mond si imazh për fushatën e re. Shumë komente kanë qarkulluar në rrjetet sociale: ndërsa disa bënin shaka për ngjashmërinë mes dy imazheve të modeles dhe blogeres.

“Kjo modele është sozia e Chiarës”, thuhej në një koment.

Kujtojmë se Ferragni ka qenë një prej ambasadoreve më të vjetra të Pantenë, ndërsa bashkëpunimi mes tyre ka nisur që nga vitit 2016. Muajt e fundit Chiara ka ndërprerë shumë bashkëpunime, pas hetimeve ndaj saj që kanë nisur nga autoritetet italiane. Ajo akuzohet për skema mashtrimi me Pandoron, paratë nga shitja e të cilave nuk u dërguan kurrë për bamirësi.