Sun, Nov 24, 2024

Indiana likuidon Milwaukee, mësohet çifti i parë gjysmëfinalist në NBA (VIDEO)

  • PublishedMay 3, 2024

NBA ka njohur çiftin e parë gjysmëfinalist në fazën play-off. Indiana Pacers-New York do të duelojnë ndërmjet tyre për një biletë për në finalen e madhe në Lindje. Për herë të tretë radhazi, Milwaukee Bucks nuk ia del të shkoj në këtë fazë, ku vuajtën shumë mungesën e Antetokounmpo. Duhej një mrekulli nga ana e Milwaukee për të qëndruar në lojë, i duhej të fitonin në fushën e Indianas për ta dërguar ndeshjen në serinë e 7-të, por një mrekulli e tillë nuk erdhi kurrë, pasi vendasit fituan 120-98 duke e dërguar në 4-2 serinë e fitoreve.

Indiana udhëhoqi ndeshjen që në fillim, ndërsa gjysmën parë e mbyllën me plus 12 pikë. 28 pikë e Lillard nuk i shërbyen për asgjë Milwaukee. Një biletë për në gjysmëfinale siguroi edhe New York Knicks duke mposhtur sërish Philadelphian këtë herë 118-115 duke e dërguar në 4-2 serinë e fitoreve. Ky kualifikim i New York kishte edhe më shumë shije pasi erdhi në transfertë.

Brunson ishte protagonist absolut për New York edhe në këtë sfidë duke realizuar 41 pikë dhe 12 assiste.

()

AlbaniaWeb.net