Qeveria parashikoi të ulë detyrimin për të punuar në Shqipëri, studentët kundër ligjit të ri: Do t’i drejtohemi gjykatave ndërkombëtare
Studentët e Mjekësisë nuk janë dakord as me projektligjin e ri ku u reflektuan ndryshimet që kërkoi Gjykata Kushtetuese.
Në projektligjin i cili është hedhur për konsultim deri në 29 maj është ulur detyrimi për të ofruar shërbim shëndetësor në vendin e tyre pas përfundimit të studimit nga 5 që ishte në 3 vite.
Studentët thonë se nuk janë përfshirë në hartimin e këtij projektligj dhe tanimë përveç protestave, mund t’i drejtohen edhe gjykatave ndërkombëtare.
Për të frenuar ikjen e mjekëve, qeveria vendosi që të gjithë studentët që përfundojnë studimet në mjekësi në universitet publike të kenë si detyrim ligjor ofrimin e shërbimit shëndetësor për 5 vite në vendin e tyre më parë se të diplomohen.
Studentët protestuan dhe bojkotuan mësimin në fillim të vitit akademik dhe e çuan çështjen në gjykatën kushtetues e cila kërkoi të reduktohet detyrimi për të punuar më parë në vendin e tyre nga 5 në 3 vite për studentët e vitit të parë .
AlbaniaWeb.net