Mon, Nov 25, 2024

 U vranë pas konflikteve për kufijtë e pronës? Ende e pazbardhur vrasja e dy të moshuarve në Dropull, shoqërohen 9 banorë në Komisariat. Policia gjeti një…

  • PublishedMay 3, 2024

9 banorë të fshatit Bodrishtë dhe një bari shtegëtar të imëtash janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës, nën cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin ndaj dy të moshuarve Kosta dhe Kleoniqi Ilia bashkëshortë mes tyre.

Që prej pasdites së djeshme hetimi për krimin i është larguar pistës së krimit në familje dhe gjithashtu versionit të grabitjes së dhunshme dhe ka ngritur një pistë të re, atë të vrasjes së çiftit të moshuar nga një person i tretë me të cilin mund të kenë pasur ndonjë konflikt.

Deri tani të shoqëruarit janë banorë që jetonin në afërsi të banesës së çiftit, persona me të cilët mund të kenë pasur debate për kufijtë e pronës si dhe bariu që nuk është banor i fshatit, por që mendohet se mund të ketë qenë në rrugën para banesës në momentin e krimit e që dyshohet se ka dijeni për të.

Policia gjithashtu ka gjetur një levë hekuri në pjesë e pasme të banesës objekt që është marrë në konsideratë në cilësinë e provës pasi dyshohet se të moshuarit kanë marrë goditje nga i njëjti objekt, burri në pjesën anësore të kokës dhe gruaja në pjesën e shpinës. Goditjet sipas ekspertëve kanë qenë vdekjeprurrëse sepse janë shkaktuar nga një mjet i fortë.

Hetuesit janë duke pritur analizat e ADN- së për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen dhe identifikimin e autorit të këtij krimi.

Kosta dhe Kleoniqi 84 dhe 88 vjeç u përcollën në varrezat e fshatit në orën 11 nga i gjithë fshati ndërsa bashkia e Dropullit morri përsipër mbulimin e shpenzimeve. Të afërm të çiftit Ilia rrëfyen se ata nuk kanë pasur fëmijë biologjikë por kishin një vajzë të birësuar të cilën nuk e kishin takuar prej 10 vitesh. Ajo ishte sot mes pjesëmarrësve në varrimin e të moshuarve.


AlbaniaWeb.net