Një “djall” i ri për Milani, lëvizje surprizë për stolin kuqezi, nga Portugalia zbulojnë pasuesin e Piolit
Në shtëpinë e “djallit” mbetet e nxehtë çështja e “trajnerit”. Shanset që Pioli mund të konfirmohet janë thuajse zero, për këtë arsye mediat italiane prej kohësh po përpiqen të gjejnë emrin e pasuesit të tij, kë preferon stafi drejtues i Milan? Një emër surprizë ka dalë së fundmi në skenë, bëhet fjalë për Sergio Conceiçao, trajnerin aktual të Portos. Kjo është një pistë risi, pasi Conceiçao sapo rinovoi kontratën e tij me Porto nderi në 2028.
Në Portugali zbulojnë se Conceçao mund të largohet nga stoli i ekipit portugez pasi rinovimin e kontratës e bëri me presidencën e shkuar, ndërsa tani në krye të klubit është zgjedhur Andre Villas-Boas. Përcaktues në të ardhmen e trajnerit do të jetë pikërisht takimi kokë më kokë që është planifikuar mes tij dhe presidentit të ri të klubit. Në të njëjtën kohë, super agjenti i tij, Jorge Mendes po përpiqet të bind drejtuesit e Milanit t’i besojnë stolin Conceiçaos.
Opsione të tjerë për stolin kuqezi janë edhe Paulo Fonseca dhe Ruben Amorim. Në lidhje me Conten, dëshirën e madhe të tifozëve, është një opsion thuajse i pamundur pasi drejtuesit e klubit nuk preferojnë të shpenzojnë miliona euro për një trajner.
()