Deklarata tronditëse e babait të Almës: Shpirti s’më del rehat!
Pas gjetjes së trupit të fëmijës së dytë të familjes Arazi, vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupave të Alma Bushati Arazit dhe fëmijës tjetër që dyshohet të jetë i biri.
Nga deklaratat e dhëna nga familja e Almës, zbulohet se fillimisht Ergysi kishte krijuar një lidhje martesore e cila u ndërpre sa u mor vesh nga bashkëshortja, por kulmi do të ishte një tjetër lidhje e krijuar nga Ergysi, me një vajzë 18 vjeçare, që prej kohësh ai bënte një jetë të dyfishtë.
Familjarët, por më shumë motra e Almës ka qenë në dijeni të sjelljes së Ergysit madje thekson se sa herë Alma largohej bashkë me fëmijët, ai vinte dhe e kërcënonte, duke i thënë se fëmijët nuk janë të saj:
“O më nxirr fëmijët o ju vrava të gjithëve”-thoshte ai.
Jashtë kamerave babai i Almës ka theksuar se herë pas here i ka thënë të bijës të largohej prej Ergysit, pasi ajo po e shihte që ai nuk kishte më ndjenja ndaj saj, mirëpo kjo e fundit ishte shprehur që e kishte të vështirë marrjen e një vendimi të tillë.
Kjo për shkak se sipas Almës, ajo nuk vinte nga një familje që të merrte një e të lëshonte një por ishte rritur duke mësuar që të vdiste me atë që do të martohej.
“I thashë që bën mire të marrësh një hap sa nuk ështëvonë, pasi historitëtilla, nuk përfundojnë mirë”.
Mesa duket babai ka parandjerë një fund të hidhur.
“Sa e zgjuar ishte vajza ime. Puuuu sa e zgjuar. Veç ta kishe njohur… Por pati një fat të keq, shumë të keq. Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti.
Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe kur e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime!”