E pazakontë ! Për rikthimin e KF Shkumbinit në Kategorinë e Parë ,Presidenti Ali Kasa firmos si shpërblim çekun prej 50 mijë €
Ekipi i KF Shkumbinit është renditur i treti në Grupin B në përfundim të kampionatit të Kategorisë së Dytë dhe matematikisht është ende në garë për të siguruar një biletë për tu ngjitur një kategori më lart . Me përfundimin e Kampionatit KF Shkumbini do luajë në fazën e Play -off në ditët e ardhshme .Këto ditë janë sprova e tyre e vitit ku duhet të mobilizohen maksimalisht ,të përkushtohen e të luajnë me shpirt në fushë për të përligjur e justifikuar mbështetjen financiare të Presidentit Ali Kasa.
Futbollistët e KF Shkumbinit rezulton që gjatë këtij kampionati kanë qenë ndër më të paguarit dhe nëse ata e mbyllin me sukses fazën e Play-off , Presidenti ju ka vënë si shpërblim një çek me vlerë 50 mijë euro. Ky është shpërblimi më i madh i vënë ndonjëherë në historinë e futbollit shqiptar jo vetëm për një ekip të kësaj kategorie , por edhe për ekipe të elitës. Presidenti i KF Shkumbinit këtë shpërblim e ka vendosur pasi ai dëshiron që pas ecurisë së mirë që pati ekipi gjatë kampionatit , mbyllja zyrtare e garës të finalizohet me sukses të plotë nga peqinasit duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë që përkon edhe me 100 vjetorin e themelimit të këtij klubi futbolli me histori të pasur që ka nxjerrë nga rradhët e tij plot futbollistë të shquar. Jemi në ankth deri në fund të garës tha pas ndeshjes së fundit me Maliqin , Presidenti i KF Shkumbinit . U mundën me rezultat të thellë në ndeshjen e fundit dhe nuk luajtën mirë. Kjo ishte zhgënjyese , por shpresojmë që futbollistët dhe stafi të reflektojnë në fazën e play -off. Ekipit dhe stafit i kemi krijuar kushte dhe mbështetje financiare nga më të mirat dhe presim shumë më shumë prej tyre në play – off .
Disa trajnerë u ndërruan gjatë këtij Kampionati dhe u bënë përforcime cilësore të ekipit , por më vjen keq ta them që asnjëri nuk i bëri “dermanin ” e duhur ekipit të qytetit futbolldashës të Peqinit , që e filloi garën me objektivin për titull në Kategorinë e Dytë , ndërkohë që prej vitesh mungojmë në elitën e futbollit shqiptar. Gjithsesi jemi të lumtur që jemi ende në garë për tu ngjitur një kategori me lart.Tanimë ekipi ndodhet para shansit të fundit për të bërë realitet ngjitjen në Kategorinë e Parë. Mezi presim mbylljen me sukses të Play-off . Në Bashkinë e Peqinit aktualisht kryefjala e çdo bisede është futbolli .
President Ali Kasa ka dhënë sinjale të qarta se nuk do dorëzohet kurrë dhe synon jo vetëm ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe më pas edhe rrugëtimin e sigurtë për në Superligë. Premio e pazakontë e vënë në dispozicion nga nga ana e tij për fitoret gjatë Play-off që mundësojnë ngjitjen e Kategorinë e Parë flet shumë qartë se sa e madhe është mbështetja financiare për futbollin e qytetit të Peqinit. Rradhën e kanë futbollistët që të tregojnë jo vetëm vlerat e tyre si profesionistë por mbi të gjitha të tregojnë dinjitetin ,qytetarinë dhe mirënjohjen e tyre për vlerësimin e mbështetjen që ju është bërë nga Presidenti i KF Shkumbinit i cili me Projektin gjigand që ka synon që Peqinin ta shndërrojë në një Klubin e futbollit që do ta ketë ëndërr gjithkush për tu bërë pjesë e tij.