Mon, Nov 25, 2024

Grida Duma nuk mban lotët: Një vajzë kameramane u shtyp me makinë, gjyqtarja e liroi shoferin

  • PublishedMay 6, 2024

Moderatorja e Top Story, Grida Duma nuk i mbajti lotët për aksidentin e ndodhur disa ditë më parë ku u plagos një prej kameramaneve të AlbaniaWeb.net, Neli.

“Neli ka thyer pjesë të trupit, është shumë rëndë. Është nga ato raste kur themi që nuk ka lidhje me drejtësinë, një vajzë ekselente, e talentuar, që përcaktonte diferencën nga të tjerët. Duhet të jesh i fortë, jemi besimplotë që do dalë shumë herë e fortë.

Ajo që ka vijuar në realitetin tonë është që gjykata e ka liruar djalin që e ka lënë në vendngjarje pasi ka shkaktuar aksidentin. Është i liruar dhe nëse padrejtësia e aksidentit është jashtë fuqisë njerëzore. Ajo është nisur për Greqi para pak orësh, e presim të vijë ndryshe”, u shpreh Grida Duma mes lotësh.

Një llogari në Go found me është hapur nga familjarët për të ndihmuar Nelin e cila është dërguar në Greqi.

Linku i  Go found me


AlbaniaWeb.net