Ka akoma shpresë për Teutën, ja llogaritë për të kapur katërshen e “Final 4”
“Oreksi vjen duke ngrënë”. Është kjo shprehja që mund të karakterizojë Teutën në dy javët e fundit të kampionatit. Përderisa matematika ia lejon, durrsakët mund të tentojnë vendin e katërt, i cili aktualisht mbahet nga Dinamo me 47 pikë, po aq është edhe Skënderbeu dhe një më pak është Tirana.
Ndërkohë Teuta ka mbledhur 44 pikë, tri më pak, ndërsa ka një përballje direkt me Dinamon javën e fundit në Durrës, dhe këtë javë me Erzenin që është rrëzuar nga kategoria.
Me dy fitore, Teuta do të shkonte 50 pikë dhe do të hidhte sytë për një vend në “Final 4” nga rivalët si Skënderbeu që pret Laçin dhe shkon në Shkodër, apo Tirana që pret Vllazninë dhe e mbyll me Egnatian e cila nuk e ka të sigurt kreun.