Fri, Feb 7, 2025

Pasi festoi Pashkët në Tiranë, Eurodeputeti grek pritet të vizitojë sot Fredi Belerin në burg

  • PublishedMay 6, 2024

Eurodeputeti grek Manolis Kefaloyannis do të vizitojë ditën e sotme Fredi Belerin, në ambientet e burgut të Fierit.

Sipas njoftimit zyrtar, ai pritet që në orën 11.00 të kësaj të hëne të zhvillojë një takim në burg me Belerin.

Po ashtu bëhet e ditur se Kefaloyannis do të takohet edhe me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri për të diskutuar rreth çështjeve që ata i shqetësojnë.

Kefaloyannis mësohet se ndodhet në Tiranë prej ditës së djeshme, teksa të dielën e Pashkëve ka ndjekur meshën në Katedralen Orthodhokse të Ngjalljes së Krishtit në kryeqytet.

 


AlbaniaWeb.net