Sat, Nov 30, 2024

Sekuestrohen kamerat e sigurisë përgjatë Bunës, momenti kur fiksuan nënën me tre fëmijët! Kërkimet për trupat shtrihen edhe në ujërat malazeze

  • PublishedMay 6, 2024

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet se janë mbytur edhe nëna e saj, motra dhe vëllai më i vogël.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se kamerat kanë fiksuar momentin kur Alma Arrazi ishte e ulur në një kafe pranë Bunës, së bashku me vogëlushët, 9, 6 dhe 3 vjeç.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga ana tjetër 8 ekipe janë angazhuar në kërkimet në ujërat e Bunës dhe Drinit, për të gjetur trupat e tyre.

Po ashtu është kërkuar dhe ndihma e palës malazeze për të shtrirë kërkimet dhe në ujërat fqinje.

Deri më tani nuk ka asnjë rezultat.

 


AlbaniaWeb.net