Greenwood e kërkon klubi i madh i La Liga, e zbulon Presidenti i Getafe
Duke folur për Radio Marca, presidenti i Getafe Ángel Torres Sánchez u ndal te e ardhmja e Mason Greenwood.
“Askush nga Atletico Madrid nuk më pyeti për Greenwood. Unë fola me presidentin e tyre, por për gjëra të tjera. I vetmi që më pyeti për lojtarin në këtë kuptim është Joan Laporta por para se të blejnë duhet të shesin…
Ky është problemi i futbollit spanjoll. Nëse do të ishte në dorën e prindërve të tij dhe klubit, ai do të luante edhe një vit këtu. Ideja e Manchester United është ta shesë atë përballë një oferte të mirë… Le të shohim” – tha ai.
(J.S/)