Wed, Nov 27, 2024

Qëndrimi i opinionistëve për debatin Egla-Juli:I është parë fytyra!

  • PublishedMay 7, 2024

Teksa në “Prime-n” e sotëm ka patur një përplasje të ashpër mes Julit dhe Eglës, të shoqëruar me tone të lartë, një mendim kanë ardhur dhe nga dy opinionistët të cilët kanë komentuar situatën në të cilën ndodhen dy banorët.

Ori shprehet se fytyra e Eglës është parë që herët sepse e ka treguar veten në çdo debat që ka bërë por të Julit nuk e kishte parë ndonjëherë dhe qëndrimi bashkë me fjalorin e tij ka surprizuar opinionisten.

Ori Nebijaj: Eglës ia kemi parë fytyrën që herët në “BBV3”, ajo e ka treguar veten në të gjitha debatet që ka bërë. Problemi është që në këtë përballjen e titanëve nuk prisja të dëgjoja një debat kaq denigrues. Fytyra e asaj që nuk kishim parë ishte Juli, i cili më surprizoi me qëndrimin dhe fjalorin e përdorur.

Arbër Hajdari: Problemi më i madh në këto diskutime është që ka arritur limiti aq i lartë sa ofendimet që përdoren janë të pavlera. Ajo që unë arrij të kuptoj është që izolimi po tregon disa anë të errëta siç është rasti i Julit, duke u pasuar edhe nga Egla më pas. Unë mendoj se i vetmi që fiton në këtë mes është Romeo. Kur bëhen debatet në këtë nivel, Romeo ka kapur një cep, i fut dhe një birrë dhe vazhdon sfidën drejt fitores.