Sfida me Bayern, Ancelotti: Natë magjike për Realin, stop euforisë, ia dalim me optimizëm
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti doli në konferencë para ndeshjes së kthimit ndaj Bayern (Gjysmëfinale e Champions League).
“Duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën. Kemi shpresë dhe një mundësi të madhe për të arritur sërish në finale. Duke marrë parasysh vështirësitë, të cilat janë të shumta, do të përpiqemi të bëjmë maksimumin.
Si klube janë të ngjashëm. Janë klube që kanë një histori të madhe dhe shumë suksese. Mendoj se e respektojmë njëri-tjetrin, pasi është e drejtë ta bëjmë këtë. Duhet të respektojmë rivalin, sepse ata kanë bërë shumë mirë. Bënë edhe më mirë se ne në ndeshjen e parë.
Ne jemi shumë të emocionuar, sepse mund të jetë një tjetër natë magjike. Nuk ka eufori, por optimizëm brenda nesh. Kemi vetëdije për vështirësitë. Lunin do të luajë, nëse nuk e ndryshoj mendjen sonte. Po, Lunin do të luajë. Plani për një lojtar që kthehet pas një dëmtimi kaq të madh nuk ndryshon për shkak të një situate. Thibaut ka luajtur, sepse ishte shumë i mirë. Tani duhet të marrë kohën e tij për të arritur versionin më të mirë” – tha ai.
(J.S/)