AXHENDA E SUPERIORES/ Java e fundit luhet të shtunën, ndeshje të zjarrta për një biletë në “Final Four”
Ndeshjet e javës së 36-të e Kategorisë Superiore do të kthehen menjëherë të shtunën, për t’i vendosur kapakun sfidave të sezonit të rregullt e dekretuar katërshen e fundit për “Final Four”.
Enigma e madhe është vetëm për biletën e katërt mes skuadrave që do të luftojnë për trofeun dhe do të ketë përballje shumë interesante dhe të zjarrta, mes të cilave edhe ndeshje direkte për atë pozicion.
Sipas rregullores të aktivitetit, të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën kohë, të shtunën në orën 16:00, për të mos lejuar avantazhimin e një skuadre apo tjetrës.
JAVA 36
Të shtunën, ora 16:00
Egnatia-Tirana
Laçi-Kukësi
Partizani-Erzeni
Teuta-Dinamo
Vllaznia-Skënderbeu