Fri, Nov 29, 2024

Divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharisë! Marrëveshje për 1 mijë euro në muaj, një apartament dhe një dyqan

  • PublishedMay 8, 2024

Marrëdhënia mes Leka Zogu II dhe Elia Zaharia u soll në vëmendje të medias pas një konflikti mes tyre që degjeneroi deri në dhunë fizike dhe shkoi në dyer të gjykatave për urdhër mbrojtje. 

Kjo marrëdhënie tashmë ka marrë fund edhe zyrtarisht pasi gjykata ka vendosur zgjidhjen e martesës së tyre të lidhur në vitin 2016 ne një ceremoni madhështore. Sipas gjykatës zgjidhja e martesës është e dakordësuar nga të dy, por gjithsesi do të duhen 15 ditë që ky vendim të marrë formë të prerë.

Në vendim thuhet se Elia Zogu do të mbaje mbiemrin që ka patur para martese “Zaharia” ndërsa është pranuar se zgjidhja e martesës do të bëhet në bazë të marrëveshjes së firmosur mes tyre më 15 janar 2024 që përcakton përfitimet pas divorcit si dhe takimet që Leka ZOGU I II do të ketë me të bijën Geraldinën.

Nga ky divorc Elia Zaharia  do të përfitojë në një apartament 257 m2 i cili është në emrin e të bijës. Po ashtu artistja do të ketë në pronësi të plotë  një dyqan 134 m2 si dhe një parking rreth 47 m2.  Sipas kësaj marrëveshje të hartuar në janar të këtij viti kur Geraldina të jetë në moshë madhore Elia do të humbasë të drejtat mbi pronat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”. Sipas marrëveshjes Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës Geraldinës. Kjo shumë  përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të Nënës.

Interesi më i lartë është fëmija prandaj është çmuar që vajza të takohet çdo ditë me të atin 2 orë  dhe të shkojë në shtëpinë e tij në fundjave.

Në gjykatë palët janë shprehur se arsyeja e divorcit është mungesa e komunikimit si dhe ndërprerja e bashkëjetesës.


AlbaniaWeb.net