Sun, Nov 24, 2024

4 muaj izolim/ Sali Berisha gjen mënyrën për të shkuar në Parlament. Reagon Balla: Kjo është fyerje!

  • PublishedMay 9, 2024

Pas një  mungese te gjatë 4 muajore, për shkak të izolimit shtëpiak, sot Sali Berisha u shfaq krejt papritur në Parlament, por jo fizikisht.

Besnikën e tij, kishin gjetur nje mënyre se si ta conin liderin e tyre  ne Parlament i cili është i dënuar të mos zbresë shkallët e pallatit te tij duke rrezikuar në këte mënyre dhe mandatin.. Flamur Noka, Sorina Koti, Albana Vokshi ishin disa deputete që kishin zgjedhur te shkonin ne seancë me bluzë që mbante të stampuat krahas fotografisë së Sali Berishës, edhe mbishkrimin: Lironi liderin e opozitës. Kjo fotmë proteste e heshtur e demomratëvë për liderin e izoluar nuk u prit mire nga socialistët.

“Duket më shumë se qesharake që të jesh në Kuvend dhe të flasësh për luftën kundër korrupsionit, duke mbajtur në gjoks një person të akuzuar për korrupsion” u shpreh ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili i tërhoqi vemendje kryetares se Kuvendit.

“Minimalisht, edhe një sugjerim në formë kritike për drejtuesit e Kuvendit. Kuvendi ka një kod etike, ku deputetët duhet ta respektojë dhe me veshjen. Do ta quaja fyerje prezencën e disave prej juve këtu. Jam i bindur se e bëni në shenjë mirënjohje sepse mendoni se ia keni borxh Saliut që jeni në këtë sallë. Ta veshës Luan dhe ta vesh dhe mbi kokë. Por kursejani qytetarëve këtë. Dhe mund ta bëni çdo ditë poshtë ballkonit. Ju kam parë dhe te protestat tuaja te bashkia dhe nuk ia gjej kuptimin pse duhet të shkoni te bashkia me bluzat ‘lironi Saliun’”, shtoi  Balla.


AlbaniaWeb.net