CEO i Bayern i drejtëpërdrejtë: Arbitri gaboi, duhej të priste VAR për de Ligt!
Në Gjermani, të gjithë janë të zemëruar me gjyqtarin Szymon Marciniak për golin e anuluar të de Ligt në fundin e ndeshjes gjysmëfinale të Champions Real Madrid-Bayern Munich. Jan-Christian Dreesen, CEO i klubit bavarez u shpreh i pakënaqur për arbitrimin.
“Neuer na shpëtoi dhe na mbajti në lojë për 85 minuta me pritje të pabesueshme. Davies shënoi me këmbën e djathtë, diçka që e bën rrallë. Më pas pësuam dy gola dhe në fund të ndeshjes u krijua kjo situatë. Arbitri duhet të kishte lejuar vazhdimin e lojës dhe më pas ta rishikonte atë me VAR.
Ishte një humbje e dhimbshme. Skuadra dha gjithçka, sakrifikoi dhe luftoi aq shumë” – Tha Dreesen.
(J.S/)