Sun, Nov 24, 2024

“Më goditi disa herë në kokë”/ Këngëtarja Teuta Selimi kallëzon për dhunë bashkëshortin: Sulm fizik dhe nga vëllai

  • PublishedMay 9, 2024

Këngëtarja kosovare, Teuta Selimi ka denoncuar për dhunë bashkëshortin dhe vëllain e saj.

Brenda 48 orëve, artistja ka bërë dy denoncime në Policinë e Kosovës.

Fillimisht, në orët e para të së mërkurës, raportoi për dhunë burrin e saj, Patrik Neziri. Sipas mediave kosovare, një konflikt verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutën.

Mesnatën e kaluar, këngëtarja është paraqitur sërish në Polici, për të denoncuar për dhunë vëllanë e saj, Agron Selimin. Dyshohet se vëllai e ka sulmuar fizikisht, pas një debati që nisi pikërisht për denoncimin e Teutës ndaj bashkëshortit.

Policia ka marrë nën hetim të dy të pandehurit, ndërsa vëllai i këngëtares është dërguar në paraburgim për 48 orë. Ata do të hetohen për dhunë në familje.


AlbaniaWeb.net