Tue, Nov 26, 2024

“Ndodh gjithnjë në Madrid”, te Bayern ndihen të vjedhur: Arbitri gaboi, na kërkoi ndjesë

  • PublishedMay 9, 2024

Në shtëpinë e Bayern Munich ka shumë mllef pas këtij eliminimi në këtë formë, jo vetëm për dy golat e pësuar në fund, një humbje me përmbysje, por djeg akoma më shumë një episod i pastër për moviolë. Në minutën e 103, një top i gjatë në zonën e Realit, Musiala bëri spondën për Myler, topi u kthye te De Ligt, me holandezin që e dërgoi në rrjetë, por më parë, gjyqtari i takimit kishte vërshëllyer për pozicion jashtë loje, duke dalë kundër çdo rregulloreje, duke nxjerr jashtë loje edhe VAR, kjo pasi rregullorja e FIFA-s dhe UEFA-s është e qartë.

Rrrr
Rrrr

Gjyqtari duhet të lejojë vazhdimin e lojës, më pas mund t’i drejtohet VAR për ta kontrolluar, siç ndodhi edhe në golin e dytë të Realit, por nuk e bëri një gjë të tillë në rastin e Bayern. Në fakt, pas përfundimit të ndeshjes, anësori kërkoi ndjesë për këtë vendin, por kjo nuk ka më asnjë vlerë. Nga De Ligt te Myler, të gjithë protagonistët e këtij takimi u ndalën edhe te ky detaj:

“Fola me arbitrin. Kur nuk je i qartë lejon vijimin e lojës. Është një mëkat, pasi kështu janë rregullat. Në golin e dytë të Joselu ai ishte një linjë, por e lejuan të shënonte më pas e ripanë në VAR. Përse nuk ndodhi këtu me ne? Është e pabesueshme. Gjithsesi, është e kotë të falësh për arbritrat, Reali e meritoi finalen”, u shpreh De Ligt.

“Vendimi i arbitrit ishte i çuditshëm. Kjo ndodh shpesh në Madrid. Na ka ndodhur dy herë më parë, me gola të shënuar nga C.Ronaldo. Gjyqtari as që e shikon VAR. Shumë e çuditshme, askush nuk mund ta shpjegojë, por sigurisht që nuk mund ta justifikojmë humbjen tonë vetëm me kaq”, u shpreh Myler.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Max Eberl: “Të gjithë donim të ishte një finale gjermane në Champions League, përveç arbitrave polakë. Arbitri e pranoi gabimin e tij për golin e anuluar dhe na kërkoi falje, por për çfarë na duhet ne kjo falje tani?, u shpreh drejtori sportiv i Bayern Munich.

()

AlbaniaWeb.net