Pritjes i erdhi fundi, moderatorja bëhet nënë për herë të dytë!
Moderatorja e programit të mëngjesit në Tv Klan, Katerina Trungu është bërë nënë për herë të dytë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë të cilin vendosi ta quajë Darti.
Lajmin e ëmbël moderatorja e ka ndarë me ndjekësit e saj nëpërmjet një postimi ku duket dora e të porsalindurit dhe e djalit tjetër.
“Dy çunat e mi, Deo dhe Darti. Sa shume ju dua!”; ka shkruar ajo në postim.
Kujtojmë se moderatorja e emisionit “Shije Shtëpie”, në puntatën e fundit për këtë sezon, u nda mes lotësh me koleget e saj duke i falenderuar për mbështetjen. Po ashtu, ajo zbuloi gjatë një prej puntatave të emisionit se ishte në pritje të ëmbël (lexo këtu).