Tue, Nov 26, 2024

“Tani për të 15-ën”, Reali në delir, nga Vinicius te Joselu: Natë e pabesueshme

  • PublishedMay 9, 2024

Vinicius Jr nuk arriti të realizonte në këtë sfidë të dytë kundër Bayern Munich, por sulmuesi brazilian ishte protagonist absolut, i papërmbajtshëm në krah. Vinicius nuk është më një surprizë, por është lojtari më përcaktues në Champions League që nga sezoni 2021/2022 e deri më tani, ku në 32 ndeshje ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar 16 asssite. Në përfundim të ndeshjes, Vinicius nuk e fshehu gëzimin për këtë finale të dytë brenda tre viteve:

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm të jem pjesë e kësaj skuadre, të veshësh këtë fanellë. Është një ndjesi fantastike të luash në këtë fushë duke e ditur që në fund do t’ia dalësh, ky është Real Madrid, nuk dorëzohet kurrë. Ne besojmë gjithnjë tek aftësitë tona, besojmë gjithmonë te tifozët tanë. Tani për të 15-ën”, u shpreh Vinicius Jr.

Lojtari i ndeshjes sipas UEFA-s ishte Vinicius, por heroi i Realit pa diskutim ishte Joselu, autor i një dopiete: “Kam provuar emocione të pabesueshme. Jam shumë i lumtur për atë që i dhashë skuadrës, për faktin që do të luajmë në finale. Jam shumë i lumtur edhe për Realin”, u shpreh Joselu.

Në finale, Real Madrid do të përballet me B.Dortmund, kjo do të jetë një sfidë speciale për Jude Bellingham, me talentin anglez që një vit më parë ishte pjesë e Dortmund: “Nuk e imagjinoja kurrë që do të luaja këtë finale kundër ish ekipit tim, për më tepër në Angli”, theksoi Bellingham.

()

AlbaniaWeb.net