Grabitet makina e turistëve italianë në Vlorë, autorët copëtuan xhamin dhe morën 2500 euro
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mesditën e kësaj të premteje në Vlorë.
Një çift italian kanë parkuar mjetin e tyre në zonën e Lungomares dhe kanë shkuar të drekojnë në një nga restorantet e zonës.
Në këtë kohë persona të paidentifikuar pasi thyejnë xhamat e makinës, jo nga ana e rrugës,kanë grabitur shumën e parave në çantën që ishte në makinë,në shifrën 2500 euro.
Blutë e Vlorës kanë mbërritur në vendngjarje, për të mbledhur dëshmitë dhe provat materiale.
Mësohet se grabitësit kanë vjedhur dhe gjithë dokumentacionin dhe sendet me vlerë që gjetën në makinë.
AlbaniaWeb.net