Mon, Nov 25, 2024

Komploti për vrasjen e Zelenskyt, Ukraina shkarkon kreun e Gardës Shtetërore

  • PublishedMay 10, 2024

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shkarkoi të enjten kreun e gardës shtetërore, dy ditë pasi dy anëtarë të saj u akuzuan për komplot për ta vrarë presidentin.

Presidenti Zelenskiy nxori një dekret për shkarkimin e zotit Serhiy Rud. Nuk ka njoftime se kush do ta zëvendësojë atë.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha këtë javë se kishte ndaluar dy kolonelë të shërbimit të rojës shtetërore, nën akuzat për komplot për të vrarë zotin Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

SBU-ja tha se atentatet do të kishin qenë një “dhuratë” për Presidentin Vladimir Putin ndërsa ai u betua të martën për një mandat të ri. Agjencia ukrainase e sigurisë tha se dy të ndaluarit ishin rekrutuar nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) dhe i kishin dhënë Moskës të dhëna sekrete.

Dy të arrestuarit, tha SBU-ja, ishin ngarkuar me detyrën për gjetur dikë në rojën presidenciale, i cili do ta merrte peng zotin Zelenskiy dhe më pas do ta vriste. Nuk ka të dhëna se në cilën fazë ishte zbuluar komploti. Moska nuk ka komentuar lidhur me deklaratat e SBU-së.

Presidenti Zelenskiy tha vitin e kaluar se shërbimet ukrainase të sigurisë kishin zbuluar dhe asgjësuar të paktën pesë komplote ruse për ta vrarë atë.

SBU-ja tha se grupi spiun planifikoi gjithashtu të vriste kreun e kësaj agjencie, Vasyl Maliuk dhe kreun e agjencisë së zbulimit ushtarak, Kyrylo Budanov. /VOA


AlbaniaWeb.net