“SPAK ka probleme të brendshme”, Ngjela: Janë trembur të gjithë, 4 persona do ‘eliminohen’
Avokati Spartak Ngjela ka treguar se SPAK, përpos ‘rrjetës së madhe’ të hetimit të nivelit të lartë, ka edhe probleme të brendshme.
I ftuar në “Top Talk”, ai ka deklaruar se katër persona brenda SPAK-ut do të largohen pasi kanë shkelur ligjin.
“SPAK-un e paguan Washington. Kush paguan të drejton, ata drejtojnë në konceptin e drejtë të ligjit. Mendoni se rrogat e SPAk-ut i paguajmë ne? Jo. Sipas burimeve të ndërkombëtarët, SPAK-u ka probleme me korrupsionin. Janë të trembur më kanë thënë. Krimi i organizuar godet, siç duket ka probleme të brendshme vetë SPAK. Ta lëmë deri këtu, të shohim sesi do të vazhdojë.
SPAK i ka trembur të gjithë, do eliminohen 4 vetë brenda SPAK-ut. Po ke shkelur ligjin, nuk ecën dot nëse nuk je i aftë të mbrohesh para një gjykate. Reforma në drejtësi këtu bëhet nga ndërkombëtarët. Shqipëria e ka të nevojshëm luftën antikorrupsion”-deklaroi Ngjela.
AlbaniaWeb.net