Meta mesazh special trajneres shqiptare të Celtic: Jam tre herë krenar për ty!
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili njihet si një tifoz i flaktë i Celtic. Sot ai i ka dërguar një mesazh special nëpërmjet “Twitterit”, trajneres me origjinë shqiptare, Elena Sadiku, e cila është “timoniere” e ekipit të femrave të skocezëve.
Në komentin e tij drejtuar Elenës, Meta deklaron se dihet 3 herë krenar për të.
“Elena Sadiku jam 3 herë krenar për ty! Si shqiptare për origjinën tënde! Si Sëllt, për drejtimin e shkëlqyer të ekipit të fermave të Sëlltikut! Si mik i ngushtë i Suedisë, vendlindjes tuaj ku u rritët dhe u edukuar për të kapur majat e suksesit si kampione e vërtetë. Ju dhe Kosovare Asllani jeni frymëzim”, ka shkruar presidenti Meta.