Tue, Nov 26, 2024

“E doja shumë këtë kupë, emocion unik”, Tetova optmist: Fitojmë edhe kampionatin

  • PublishedMay 14, 2024

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova dha mendimin e tij pas fitimit të Kupës së Shqipërisë.

“Kemi folur pak me presidentin kur mbaroi kampionati. Kemi një kontratë edhe 2 vite, por mirë është të kemi përsëri një diskutim. Kupa e dytë, një emocion i dyfishtë. Një rrugëtim shumë i mirë në Kupë dhe në kampionat. Është vetëm një pjesë e asaj që kemi konkluduar. Kemi një tjetër finale më datë 19 dhe kjo gjë mbyllet sot.

Te ndeshja sot, në 20 minutat e para ishim të ç’’rregulluar më pas u kthyem në detyrat përkatëse. Penallti tjetër e humbur nga Fernando? Fitorja i sheshon të gjitha, por aty e humbëm pak moralin dhe ramë në presion.

Kam kërkuar të mbroj Kupën për faktin psikologjik. Jemi një ekip i ri me 2 trofe tashmë. Kjo na bën që të shkojmë në Final Four me moralin lart. Kampion i sezonit të rregullt? Nuk është presion, e rëndësishme ishte maratona e kampionatit. Finalet janë finale, është 1 ndeshje. Do luajmë me dinjitet siç kemi luajtur gjatë gjithë kohës.

Kush e fiton kampionatin? Egnatia”, tha Tetova pas fitores 1-0 ndaj Kukësit.

AlbaniaWeb.net