I shumëkërkuar në Itali, klubi i Serie A bën lëvizjen e parë, i paraqet ofertën zyrtare Antonio Contes
Emri i Antonio Conte-s vijon të qarkullojë fuqishëm në Serie A, ku të paktën dy klube kanë shfaqur hapur interesimin e tyre për teknikun “azzurr”, Napoli dhe Milan.
Sipas gazetarit italian, Aflredo Pedulla, presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, është takuar me Antonio Conte-n në Torino.
De Laurentiis i ka bërë një propozim zyrtar, 6,5-7 milionë euro në sezon, plus bonuse. Pas zërave të shumtë, De Lautentiis ka bërë hapin e parë, i ka paraqitur një ofertë zyrtare, por Conte pritet të marrë ende kohë, pasi ish trajneri i Inter dhe Juve mbetet në pritje edhe të ofertës nga ana e Milan.
()