Ja kush e fiton “BBV3” sipas ish-banorit Gazmend Ujkashi
I ftuar në “Big Brother Radio” ka qenë një prej konkurrentëve të “BBV3”, Gazmend Ujkashi i cili ka komentuar ngjarjet e fundit të ndodhura në shtëpi dhe lojën e konkurrentëve.
Ish-banori, Gazi, tregoi se pse, sipas tij, Roza dhe Rikja, të cilat janë eliminuar prej garës, s’do lidheshin kurrë në “BBV3”.
“Rike dhe Roza e kanë kaluar fazën e budallallëkut në dashuri. Nuk do lidheshin në Big Brother… Roza po të mbante lojën që kishte në fillim, nuk garantoj vetëm finale, por ishte pretendente për fitore…”
E ndërsa për fituesin e këtij edicioni ai shprehet:
“Meritoni ose Romeo dua ta fitojnë”.