Negociata për votën e diasporës, mazhoranca dhe opozita përplasen për mënyrën e votimit, nesër takim me komisionerin
Me zgjedhjet pas porte vota e diasporës është një ndër çështjet më të vështira për kompromis në tryezën e dialogut ku janë ulur të mandatuarit e Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Socialistët dhe demokratët janë dakord që emigrantët të votojnë në zgjedhjet parlamentarë të 2025, por ndahen për mënyrën sesi duhet te realizohet kjo e drejtë.
“Është për tu diskutuar si te materializojmë interpretimin që ka bërë gjykata kushtetuese. Sot në tavolinë kemi zgjidhje konkrete për votën e diapsorës. Ka një përpjekje për ta mundëusar, por duhen 84 vota që nuk i kemi”, tha Gjiknuri.
“PS ngul këmbë që duhet të kaloj në filtrat politik të shtetit e ministrisë së brendhsme, në mënyrë që të vendosin kush voton e kush jo, kjo është e papranueshme”, tha Bylykbashi.
Vota e diasporës nuk është molla e vetme e sherrit, pasi të majtët i kanë mbyllur derën kërkesës kryesore te demokratëve për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim rikthim të koalicioneve parazgjedhore me listë të përbërë.
“Mazhoranca është kundërshtuese. Ne do luftojmë dhe kjo do jetë një çështje që do ndajë në mënyre të rëndësishme qëndrimet e palëve në këtë çështje”, tha Bylykbashi.
“Prisni deri ne fund dhe e shikoni kush do të ketë fajin, nëse nuk do e bëjmë”, tha Gjiknuri.
Grupi i dialogut do takohet sërish të mërkurën në përpjekje për të gjetur kompromis për votën e diasporës. Për këtë qëllim në ndihmë kanë thirrur edhe Komisonerin Ilirjan Celibashi.
AlbaniaWeb.net