Sa romantik! DJ Dagz i dedikon Einxhelit një tatuazh
Dj Dagz dhe Einxhel Shkira janë një prej çifteve që ka vërtetuar se dashuria e vërtetë mund të lindë edhe brenda një reality-show. Tashmë ata janë prindër të një djali, e së bashku jetojnë në Kosovë.
Së fundmi, nëpërmjet një ‘story’ në Instagram, Dagz ka zbuluar tatuazhin më të ri që ka realizuar. Bëhet fjalë për dy duar të kapura bashkë, ku edhe i ka bërë tag Einxhelit, duke treguar se janë duart e tyre.
“Mbase vetëm prekja e një dore”-ka shkruar ai përkrah fotos.