“S’më njeh njeri këtu!”/ Çfarë po mundohet të thotë Heidi?
Përgjatë ditëve të fundit, Heidi ka patur sulme të vazhdueshme prej disa nga banorët e shtëpisë së “BBV3”.
Sakaq, gjatë një bisede me Gracianon dhe Julin , Heidi është shprehur se do t’i vinte keq nëse nuk do të ishte në shtëpinë e “BBV3” deri ditën e fundit.
Ajo tregon se është mirënjohëse që ka arritur deri në këtë pikë të lojës dhe që ndodhet përballë njerëzve të tjerë në shtëpi që janë artistë.
“Sado që jam mirënjohëse, edhe deri këtu nuk e prisja kurrë. Nga atje këtu, komplet botë e re. Nuk është se më njohin këtu, s’më njeh njeri. Vetë fakti, përballja me këto njerëz që janë të gjithë artistë. Këtë vit kanë qenë të gjithë me peshë. E të arrish deri këtu përballë njerëzve me peshë, ndihem shumë mirënjohëse me vlerësim e madh. Se nga hiçi, nga zero, e kam shumë të fortë këtë lidhjen këtu. Arrita deri këtu, do më vinte keq që të mos jem deri ditën e fundit…”