“E kemi parë të dehur, fëmijët lëviznin në zonë”, çfarë deklaruan banorët për ngjarjen në Durrës, babai mbante peng të miturit
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku babai mbante peng dy fëmijët e tij të mitur.
Aleks Marku kishte disa ditë që kishte ardhur dhe kishte marrë apartamentin me qira në katin e parë të këtij objekti tetëkatësh ku jepen apartamente me qira buzë detit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Aleks Marku nuk ka qëndruar vazhdimisht në të dhe pas ikjes së fundit është rikthyer mbrëmjen e djeshme. Banorë të zonës thonë se e kanë parë dhe të dehur, ndërsa fëmijët lëviznin pa kujdes në zonë, sipas korrespodentes së AlbaniaWeb.net, Vali Qyrfyçi.
Ndërkaq punonjës të hotelit thonë se nuk dukej person me probleme.
AlbaniaWeb.net