Sun, Nov 24, 2024

“Ka vullnet nga palët për të gjetur zgjidhje”/ Dialogu për Zgjedhoren, Celibashi: Votimi të kryhet nëpërmjet internetit ose në mënyrë elektronike

  • PublishedMay 15, 2024

Celibashi: Ka interes dhe ka vullnet për të gjetur një zgjidhje lidhur me këtë çështje. Ata donin të dinin mënyrën si do të regjistroheshin ata që duan ta ushtrojnë këtë të drejtë. Çështja e afatit ka rëndësinë e vet por ajo që unë propozova është të jetë KQZ i cili administronim kërkesat e  votuesve që duan të votojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Adresuam pyetjet për çështje të ndryshme. Mendoj që votimi të kryhej ose nëpërmjet internetit ose në mënyrë elektronike. Nuk mendoj se është votimi më postë. Si zgjidhja më e mirë një tjetër opsion ku fleta e dërgimit mund të dërgohet në mënyrë elektronike me postë. Kjo është çështje teknike, është zgjidhje që bazohet në interesin e palëve të partive politike. Për ta zhvilluar në gjithë territorin e vendit votimin elektronik, çdo ditë që kalon mendoj se është thuajse e pamundur që votimi elektronik të zhvillohet në gjithë territorin e Shqipërisë.


AlbaniaWeb.net