Ngjarja e rëndë në Durrës/ “Mos e acaroni babin”, gazetarja zbardh detaje: Kjo thirrje e djalit shpëtoi të atin, 40 vjeçari kërkonte “të dashurit” e gruas
Gazetarja e AlbaniaWeb.net, Dorjana Bezat e ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën dha detaje mbi operacionin e zhvilluar sot në Durrës ku u arrestua 40 vjeçari Aleks Marku i cili mbante të mbyllur dy djemtë e mitur dhe qëllonte me breshëri kallashnikovi brenda banesës.
Teksa risolli në vëmendje operacionin e zhvilluar për neutralizimin e 40 vjeçarit, gazetarja bëri me dije se ka qenë djali i madh 11 vjeçar i cili u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të kenë kujdes në mënyrën sesi përpiqeshin të komunikonin me të atin pasi ai mund të acarohej dhe të rëndonte gjendjen.
Aleks Marku gjatë gjithë kohës mendonte se të dashurit e gruas së tij kishin ardhur ta vrisnin.
“Te ai muri mes derës dhe dritares ka qëndruar 11 vjeçari, djali i madh për 4 orë radhazi ndërkohë që i ati qëllonte pareshtur ndaj një armiku imagjinar. Ai i thoshte policisë se të dashurit e bashkëshores kishin ardhur për ta vrarë, se i kishin vendosur përgjues. Djali i madh ishte në ballkon për 4 orë me radhë, nga ana tjetër policia ishte në përpjekje të kapjes së autorit. Kur policia bërtiste për t’u identifikuar, djali u thoshte ju lutem mos bërtisni sepse ai acarohet”- u shpreh gazetarja.
AlbaniaWeb.net