Thu, Nov 28, 2024

Rivalitet në NBA, Denver përmbys Minnesota-n, New York rimerr avantazhin

  • PublishedMay 15, 2024

Rivaliteti dhe emocionet janë shtuar edhe më shumë në sfidat gjysmëfinale të dyja konferencat e NBA. Në Perëndimit, skuadra kampione në fuqi e Denver përmbysi disavantazhin 0-2 pas dy ndeshjeve të para dhe tashmë udhëheq 3- 2 serinë në gjysmëfinale.

Nuggets fituan në shtëpi 112-97 ndaj Minnesota-s në fushën. Ndeshje e shkëlqyer për Nikola Jokic, që realizoi 40 pikë dhe 13 asist, i karikuar pas fitimit të çmimit si basketbollisti më i mirë i sezonit. Për Minnesota-n u dallua Toëns me 23 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar. Nëse Denver fiton edhe sfidën e radhës, atëherë kalon në finale në Perëndim.

Në Lindjes, New York Knicks rikthehet në epërsi në gjysmëfinalet play off ndaj Indiana-s, pas fitores 121-91, duke udhëhequr 3-2 me ndeshje. Një sfidë pa histori, dominuar nga nju-jorkezët me 30 pikë diferencë, që në fushën e tyre nuk tolerojnë. Jalen Brunson me 44 pikë bëri diferencën në parket, duke qenë më i miri në fushë. Për Indiana-n, lojtari më i mirë ishte Siakam me 22 pikë, por që mbetën për statistikë.

()

AlbaniaWeb.net