BE: Ballkani Perëndimor nuk do përfitojë nëse vazhdojnë mosmarrëveshjet!
Nga samiti i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Bashkimit Europian, Ndihmës sekretari amerikan për Rajonin, James O’Brien, tha se Shtetet e Bashkuara e mbështesin planin e zhvillimit për të ardhmen e 18 milionë njerëzve.
Vendet që i përmbushin reformat shtoi ai, do t’i bashkohen tregut unik europian brenda vitit.
“Kjo ka të bëjë me lirinë, sigurinë në Bashkimin Europian për shërbime dhe kapitale për të lëvizur. Këtë vit, vendet që i përmbushin këto reforma do t’i bashkohen tregut unik evropian me çmime më të ulëta, ndoshta në 7%. Për dikë që dërgon para përmes bankës do të ketë shpenzime më të vogla. Kjo ka të bëjë me përfitimet për qytetarët e rajonit dhe bashkimin me tregun unik evropian”, u shpreh O’Brien.
Ndërkohë që Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, bëri thirrje për bashkëpunim mes vendeve të rajonit, me qëllim që të përfitojnë sa më shumë nga plani zhvillimor.
“Rajoni nuk do të jetë në gjendje të përfitojë më tepër nëse do të vazhdojë me mosmarrëveshjet e vjetra. Pra duhet të tejkalohen këto vështirësi. Pra nëse e shihni nivelin e zotimeve që ka dalë nga këto reforma, do të kuptoni që vërtet, ka arritje dhe shumë punë. Brenda javësh, këto plane do të zbatohen dhe këto janë risi që do të sjellin edhe frytet e para”, tha Varhelyi.
Prioritete të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor janë krijimi i një tregu të përbashkët të monedhës, ulja e kostove, lehtësimi i lëvizjes së tregut dhe krijimi i sa më shumë vendeve të punës.
AlbaniaWeb.net