I huazuar te Getafe, klubi i Serie A kërkon Greenwood
Mason Greenwood është emri i ri për sulmin e Napolit. Anglezi, i rilindur te Getafe pas një periudhe negative jashtë fushës, pëlqehet nga napoletanët sipas Corriere dello Sport.
Manchester United zotëron kartonin e sulmuesit dhe është gati ta shesë atë në verë. 22-vjeçari ka realizuar 8 gola te Getafe, ndërsa ka dhuruar 6 asiste.