Juli zbulon dy banorët që dëshiron t’i ketë në finalen e BBV3
Pak ditë larg finales në shtëpi kanë nisur diskutimet për emrat e finalistëve. Teksa Juli ishte shtrirë për të fjetur, Françeska Murati dhe Egla Ceno kanë shkuar pranë krevatit të tij, ku në një moment e pyetën se kë donte ai në finale. Aktori u përgjigj pa u menduar gjatë, duke thënë emrin e Heidit dhe Meritonit.
Pjesë nga biseda:
Egla: Ke dashur t’i thuash edhe kësaj që nuk do të mbërrijë në finale, para 5 minutash
Françeska: Pse ma thua këtë?
Juli: Jo, e tha vetë
Egla: Pse ja thua gocës që nuk do të mbërrijë në finale
Juli: A the pra ‘do të iki të shtunën’
Françeska: Thashë mbase
Juli: A je e qetë?
Françeska: Unë jam shumë e qetë se mbase iki
Egla: Pse i thua Françeskës se nuk do të mbërrijë në finale? Pse i vë Françeskës këtë damkë, ajo do që të mbërrijë
Juli: Po tani, o ti, o Françeska, o Meritoni, o Heidi
Egla: Po, një nga këta të katërt
Françeska: Kush do ti?
Egla: Kë do ti Juli?
Juli: Unë dua Heidin dhe Meritonin
Egla: Shumë mirë, mund t’i kesh.
Kujtojmë që Meritoni, Heidi, Egla dhe Françeska janë në një televotim, dhe këtë të shtunë do të zbulohen banorët që do t’i bashkohen Julit dhe Romeo Veshajt në finalen e “Big Brother VIP3”, duke konkurruar për çmimin e madh.