Wed, Nov 27, 2024

“Mos më shit mend”, Himena “përplaset” me Xhesikën

  • PublishedMay 16, 2024

Një përplasje mes dy fermereve ka ndodhur pasditen e sotme në “Ferma VIP”. Bëhet fjalë për Himenën dhe Xhesikën dhe shkak për debatin mes tyre është bërë keqkuptimi i një fjale.

Gjatë bisedës në dhomën e gjumit, Xhesika është shprehur se Himena është harbutçe, por kjo ka revoltuar fermeren. Himena kujtoi se kjo fjalë do të thotë bu*e por më pas me ndihmën e fermerëve të tjerë vajzat janë sqaruar me njëra-tjetrën.

Pjesë nga biseda:

Xhesika: Kur ti ke fjetur, ne të kemi respektuar

Himena: Jo s’më keni respektuar se keni bërë zhurmë, ça thua

Flori: Pse nuk na ke tërhequr vemendje?

Himena: Po, s’dua të tërheq se unë kur jam në gjumë, jam e lodhur dhe nuk më pengon askush

Flori: Atëherë pse proteston?

Xhesika: Ka njerëz që kanë gjumin e lehtë, ti ke fatin

Himena: Mos më jep këshillat që i di unë, mos më shit mend

Xhesika: Nuk po shes mend. Tregohu më e kujdeshme  kur shprehesh, se shprehesh shumë harbuçshe

Himena: Ça?

Xhesika: Harbutçe

Himena: Ça është harbutçe?

Xhesika: Arrogante

Himena: Kujt i thua bu*e ti moj. Shif ofendimin. Unë e di këtë fjalën bu*e është e pisët