Përkrah asaj të Picassos, piktura e Guri Madhit mes 100 më të mirëve në ekspozitën e UEFA në Gjermani
Euro 2024 po afron, një eveniment i përmasve të jashtëzakonshme, ky kompeticion po pritet me padurim nga tifozët që nuk do shijojnë vetëm ndeshjet, por edhe spektaklin jashtë fushe në Gjermani.
Kjo pikturë e piktorit të njohur Guri Madhi do të qendrojë mes 100 më të mirëve në ekspozitën e UEFA në Gjermani, në kuadër të Euro 2024 krahas Salvador Dalisë, Picassos, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Alexander Deyneka, Banksy etj.
Emocioni i një derbi, shfaqur qartë teksa disa gëzojnë dhe të tjerë hidhërohen, i vendosur në ambientet e një shtëpie të zakonshme të Tiranës së asaj kohe, ku të gjithë mblidheshin në shtëpinë e atyre që kishin një televizor (pasi jo të gjithë kishin)…