Scorsese “ringjall” filmin biografik të Frank Sinatra me Leonardo DiCaprio
Martin Scorsese thuhet se është duke ringjallur filmin biografik të Frank Sinatra me Leonardo DiCaprio-n në rolin kryesor.
Aktori i “Shutter Island” thuhet se do të luajë Frank Sinatra, një nga këngëtarët më të vlerësuar amerikanë të të gjitha kohërave.
Sipas Variety, Scorsese po planifikon të fillojë xhirimet e projektit menjëherë pas përfundimit të xhirimeve të filmit të tij për Jezusin, përshtatur nga një libër i shkrimtarit japonez Shūsaku Endō.
Variety tregoi gjithashtu se DiCaprio do të luajë Sinatra ndërsa Jennifer Lawrence do të luajë si Ava Gardner, e cila ishte e martuar me këngëtarin midis viteve 1951 dhe 1957.