Emiriana Sako del nga SPAK: S’ka lidhje me veprimtarinë time si kryebashkiake
Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako doli nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, pas gati dy orësh.
Ajo sqaroi paraqitja në SPAK, “nuk ka lidhje me detyrën time si kryetare e bashkisë”. Po ashtu, ajo mohoi të jetë thirrur për inceneratorin e Tiranës.
Nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar se përse kryebashkiakja e Durrësit doli sot para prokurorëve të posaçëm.
AlbaniaWeb.net