Emri/ E rëndë në Athinë! Ndërron jetë në aksident 22-vjeçari shqiptar, u përplas nga makina
Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur Nea Erithrea në Athinë, ku mbeti i vdekur një 22-vjeçar shqiptar i quajtur Angjelo Saliu .
Në rrethana që ende nuk dihen, motoçikleta që drejtonte 22-vjeçari shqiptar u përplas me makinën e drejtuar nga një 63 vjeçar grek Kostandino Ioanu, i cili u vu nën prangat e policisë.
Si pasojë e aksidentit 22-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.
Policia po heton shkaqet e aksidentit.
AlbaniaWeb.net