FOTO/ “Fund i shëmtuar”, Allegrin tani e pret shkarkimi, tërbimi në finale i kushton shtrenjtë
Tërbimi i Allegrit në finalen e Kupës së Italisë vulosi praktikisht fatin e tij. Më saktë, fati i Allegrit ishte vendosur kohë më parë, pikërisht ky detaj nuk është pritur mirë nga trajneri i cili shfryu kundër të gjithëve, ndaj drejtorit Guintoli, ndaj drejtorit të TuttoSport, madje këtë të fundit edhe e kërcënoi. Kjo sjellje e trajnerit i kushtoi 5 mijë euro gjobë dhe dy ndeshje pezullim, por kjo është vetëm “maja e ajsbergut”, pasi sipas mediave italiane tani Allegrin e pret edhe shkarkimi.
Në mes janë 7 milionë euro, atë që Juve i detyrohet deri në 2025, pikërisht te ky detaj janë ndalur edhe palët, me drejtuesit që kërkojnë një largim të butë, por është e qartë se në këto kushte Allegri as që ka ndërmend t’i falë qoftë dhe një euro. Në rast shkarkimi të menjëhershëm, vendin e tij pritet të marrë Paolo Montero, trajneri i Juve U-19. Montero do të drejtonte ekipin në dy ndeshjet e fundit të Serie A.
Tani apo në fund të sezonit, mediat nuk kanë asnjë dyshim, e ardhmja e Allegrit është larg Juventuesit. Sipas La Gazzetta dello Sport, Allegri pritet të largohet në Arabinë Saudite: “Lamtumirë e hidhur”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. “Edhe dy ndeshje, më pas divorci. Gjithçka për Thiago Motta-n”, shkruan Corriere dello Sport në faqen e parë. “Çfarë fund i shëmtuar”, ishte titulli kryesor i TuttoSport.
()