Sun, Nov 24, 2024

Kosova nuk futet në agjendën e KiE, Hasani: Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi që të përmbushë detyrat

  • PublishedMay 17, 2024

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të veprojë për përmbushjen e detyrimeve që të bëhet pjesë e agjendës së Këshillit të Evropës.

Hasan: Dështimi për të vendosur mbi anëtarësimin e Kosovës në Miniserialin e sotëm të Këshillit të Evropës është një mundësi e humbur historike për Kosovën që të ketë një vend të merituar në tryezë dhe një zë të fortë në formimin e një Evrope të bashkuar dhe demokratike.

Është e nevojshme që Qeveria e Kosovës të veprojë me shpejtësi për të përmbushur detyrat që ka marrë dhe të angazhohet në mënyrë konstruktive me partnerët dhe përkrahësit e saj të vendosur ndërkombëtarë. Kjo duhet të pasohet me përpjekje kolektive që në të ardhmen e afërt të mbahet një tjetër Komitet Ministrash. Të gjithë duhet të veprojmë me shpejtësi për të përmbushur atë që i kemi borxh popullit të Kosovës.


AlbaniaWeb.net