Mon, Nov 25, 2024

La jashtë Hummels e Goretzka, Nagelsmann e pranon: Ishin shumë të zhgënjyer

  • PublishedMay 17, 2024

Me mision triumfin në “Euro2024”, në shtëpinë e tyre, trajneri i përfaqësueses gjermane, Julian Nagelsmann, publikoi një ditë më parë listën me 27 lojtarët e grumbulluar, ku në fund, do të privohet vetëm nga një prej tyre. Ajo që ra menjëherë në sy ishte mungesa e dy lojtarëve, mbi të gjitha ajo e Mats Hummels, qendërmbrojtësi i B.Dortmund që udhëhoqi ekipin e tij deri në finalen e Champions League. Një tjetër mungesë e madhe në sytë e tifozëve ishte edhe ajo e Leon Goretzka-s, mesfushorit të Bayern Munich.

441133298 870640965077293 2552184063132692501 N

Në konferencë për shtyp, Nagelsmann foli pikërisht mbi mungesën e tyre, duke pranuar se këto dy lojtarë nuk e pritën mirë vendimin e tij: “Kam pasur biseda të gjata me të dy dhe ata ishin jashtëzakonisht të zhgënjyer që nuk u thirrën. Mendoj se është e kuptueshme që ata janë të trishtuar për këtë. Këto nuk janë vendime të mira për t’u marrë. Në fund të ditës, si trajner kryesor, duhet të marr vendime që janë në interesin e skuadrës. Në fund, ata të dy ishin mjaft të zhgënjyer pasi do të donin të ishin pjesë e grupit.” Me Goretzkan, zbuloi Nagelsmann, biseda nuk ishte agresive. “Unë e njoh Leonin për një kohë të gjatë, kemi pasur shumë biseda. Ishte emocionale, sigurisht, por nuk kishte agresion nga asnjëra anë”, theksoi trajneri i përfaqësueses gjermane.

441158543 870640915077298 1115890372163387271 N
 

Përveç Hummels dhe Goretzka-s, në “Euro2024” do të mungojnë edhe lojtarë të tjerë si Brandt, Adeyemi dhe Sule, nga Borussia e Dortmundit apo Gnabry nga Bayerni, që tani është i dëmtuar.

()

AlbaniaWeb.net