Mon, Nov 25, 2024

Shqiptarët, 30% vuajnë nga tensioni! Dita botërore e hipertensionit, mjekët: Konsumohet shumë kripa, duhet aktivitet fizik

  • PublishedMay 17, 2024

1 në 3 të rritur vuajnë nga presioni i lartë i gjakut në vendin tonë ndërkohë që në radhët e të moshuarve më shumë se gjysma e tyre e trajtojnë hipertensionin.

Në ditën botërore të hipertensionit shërbimi i mjekësisë interne ku trajtohen pacientët me hipertension vënë  theksin për një jetë më të shëndetshme.

Shqiptarët konsumojnë shumë kripën e cila nëse shtohet në organizëm shkakton tension. Por përveç një diete të shëndetshme ushqimore mjekët bëjnë thirrje për aktivitet fizik ,larg duhanit, alkoolit dhe  substancave narkotike pasi hipertensioni është shkak i sëmundjeve të veshkave, infarkteve apo ishemive cerebrale.

Ekspertët thonë që falë kontrolleve mjekësore kemi numër të lartë të diagnostikuar me hipertension por është rritur numri i personave që e kontrollojnë me mjekim çka ka ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga infarktet apo hemorragjitë cerebrale.


AlbaniaWeb.net