Surprizë! Shfaqja e modës “Victoria’s Secret” rikthehet pas 6 vitesh
Engjëjt po shkundin “pluhurin” nga krahët dhe janë gati për një nga shfaqjet më të njohura të modës 🪽💗! “Victoria’s Secret” rikthehet pas 6 vitesh.
Shfaqja, e cila është bërë e famshme në botë, ka paraqitur disa nga modelet më të paguara, duke përfshirë Adriana Lima, Naomi Campbell dhe Bella Hadid, ndërsa në pistë si të ftuar specialë kanë performuar gjithashtu yje të muzikës botërore si Rihanna, Taylor Swift dhe Justin Bieber.
“Victoria’s Secret Fashion Show 2024 do të ofrojë pikërisht atë që kërkojnë klientët tanë, shkëlqim, pasarelë, mode dhe argëtim, të gjitha në një dritë të fortë, bashkëkohore që pasqyron se kush jemi sot,” tha një zëdhënës i kompanisë.